Sherr në mes të fshatit, babë e bir rrihen me 39-vjeçarin


Sherr në mes të fshatit, babë e bir rrihen me 39-vjeçarin

09:28 08/03/2017

Babë e bir janë zënë një me 39 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grabovë e Sipërme Gramsh. Në pranga ka përfunduar Apostol Paço i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta 63-vjeçarin S.B. Ky i fundit është në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.

Por përpara se të shkonte policia në sherr është futur edhe djali i 63-vjeçarit, DH.B, 26 vjeç. Ky i fundit ka marrë hakun e babait duke bërë po për spital Apostol Paço.

Edhe për 26-vjeçarin kanë nisur hetimet, ndërsa bashkë me Apostol Paço akuzohen për plagosje të rëndë me dashje./tvklan.al






Të ngjashme