Sherr në një lokal bastesh në Vlorë/ Qëllohet me plumb në këmbë një klient
Një 51-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri pasditen e së hënës në Vlorë. Arsen Gerbi ishte brenda ambienteve të një lokali kur u qëlluar nga një person i paidentifikuar.
51-vjeçari u dërgua për në spitalin rajonal të Vlorës jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se 51-vjeçari është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë,ndërsa gjithçka ka ndodhur në katin e dytë të një ndërtese në lagjen “Rilindja”,e cila shërben si lokal,por edhe një sallë lojërash pokeri.
Sipas policisë,ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pas një grindjeje mes 51-vjeçarit dhe një tjetër personi,i cili është ende i paidentifikuar nga policia e Vlorës.
Policia ka shoqëruar personat që ndodheshin brenda në ambientet e lokalit për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Tv Klan