Sherr në parlamentin e Taivanit, deputetët qëllojnë me karrige
Paketa e re ligjore mbi infrastrukturën në parlamentin taivanez ka degjeneruar në dhunë midis deputetëve. Tensionet mes forcave politike ia lanë vendin dhunës.
Kushtërshtimi nisi me protesta me pankarta në sallë, por u shndërrua shpejt në një përleshje masive, madje u ngritën karriget për të goditur kundërshtarët. Të paktën 2 deputetë u shoqëruan në spital pasi u ndjenë keq si pasojë e përleshjeve. Tv Klan