Sherr për mbajtjen e maskës në parlamentin çek


Sherr për mbajtjen e maskës në parlamentin çek

18:37 22/01/2021

Iu pre fjala pasi refuzoi maskën, deputeti përplaset me kryeparlamentarin

Mosmarrëveshjet për mbajtjen e maskës anti-Covid në sallë shkaktuan përplasje fizike mes deputetëve në Çeki.

Deputeti i pavarur Lubomir Volni, mbështetës i radikalëve të djathtë u përplas fizikisht me drejtuesin e seancës, ku diskutohej zgjatja e gjendjes së emergjencës.

Deputeti i rrëmbeu atij mikrofonin në foltoren e kreut të parlamentit, pasi drejtuesi i seancës i preu fjalën duke i kërkuar të mbante maskën.

Të tjerë deputetë ndërhynë për ta ndalur Volnin, ndërsa situata mori fund pasi kryeparlamentari vendosi ndërprerjen e seancës.

Tv Klan






Të ngjashme