Sherr për pronat, goditet me sëpatë në bark i riu

Foto ilustruese

Sherr për pronat, goditet me sëpatë në bark i riu

15:15 11/05/2017

Memaliaj, 11 Maj 2017 – Një 25 – vjeçar ka mbetur i plagosur këtë të enjte, pasi u godit me sëpatë nga një bashkëfshatar.

Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 12:00 në fshatin Zhulaj, njësia administrative Qersarat. Sipas policisë, konflikti për motive pronësie ka bërë që Bujar Alija, 47 – vjeç, të godasë me sëpatë në pjesën e barkut 25 – vjeçarin me iniciale A.R.

I riu u transportua drejt spitalit rajonal “Omer Nishani” të Gjirokastrës dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autoritetet policore ndaluan aurorin e kësaj ngjarje, ndërsa vijohet puna për zbardhjen e plotë të saj./tvklan.al






Të ngjashme