Sherri banal, 3 të plagosur në Kavajë


Sherri banal, 3 të plagosur në Kavajë

19:50 17/06/2016

Policia ka Kavajës ka arrestuar sot Sajmir Kurti, 44 vjeç, banues në Kavajë.

Arrestimi i tij u bë pasi sot rreth orës  10:30, tek shëtitorja “Indrit Cara” pranë Bashkisë Kavajë, ka patur një konflikt midis tij me shtetasit Eqerem Kazazi dhe djalin e tij Erkid Kazazi.

Sipas policisë, konflikti ka nisur për motive të dobëta (bllokim rrugëkalim mjetesh). Për sqarimin e këtij konflikti më pas Sajmir Kurti është takuar tek lokali i Eqerem Kazazit, me kërkesën e këtij të fundit.

Gjatë kësaj kohe Sajmir Kurti ka nisur të debatojë me  fillimisht me Eqerem dhe më pas edhe me djalin Erkid Kazazi.

Debati ka kaluar në sharje e ofendime dhe më pas i dyshuari  Sajmir Kurti ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë duke ia drejtuar babë e birë. Debati ka vazhduar më pas në rrugë dhe në vazhdim të konfliktit Sajmir Kurti ka qëlluar me armën e zjarrit ku predha nga kontakti i saj me objekt të forte (pllakë guri) është copëzuar.

Si pasojë janë plagosur lehtë Eqerem Kazazi, djalit tjetër i tij K. Kazazi dhe një qytetar me inicialet D. Gj. i ndodhur aty pranë.

Personat e mësipërm ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa policia ka sekuasrtuar në cilësinë e provës materiale:

Një automjet i tipit “Range Rover”, në pronësi të shtetasit Sajmir Kurti.

– Një armë zjari pistoletë i kalibrit 9 mm, me një krehër me 14 fishekë

– Një gëzhoja e kalibrit 9 mm

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në  tentativ” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve”/tvklan.al






Të ngjashme