Foto/ Plagosja tek “Astiri”, arrestohet 22-vjeçari nga Durrësi


Foto/ Plagosja tek “Astiri”, arrestohet 22-vjeçari nga Durrësi

13:35 28/11/2017

Dy javë pas atentatit të ndodhur në Unazën e Re, ku mbeti i plagosur Gentian Rrahamanin, policia arrestoi Joxhino Kambon. Sipas policisë ai është një nga të dyshuarit e përfshirë në atentat. Blutë sekuestruan edhe automjetin e përdorur nga autorët për t’u larguar nga vendi i krimit.

Burime të hetimit thanë se i arrestuari është provuar se ka qenë bashkë me një person tjetër në vendin e ngjarjes në momentin e atentatit, bashkë me një person tjetër. Emri i këtij të fundit nuk bëhet i ditur nga policia, për shkak të hetimit. Shkak i konfliktit sipas specialistëve të Krimeve të Rënda deri më tani mbetet një përplasje për çështje borxhesh mes palëve. Por nga ana tjetër oficerët e zyrës së Vrasjeve, po hetojnë edhe pistën që të dy palët të jenë përfshirë në aktivitete kriminale për të cilat ende nuk ka të dhëna konkrete.

Ngjarja ndodhi me 16 Nëntor, kur dy grupet e personave u konfliktuan në një studio tatuazhesh në Unazën e Re dhe më pas konflikti vijoi edhe fizikisht. Në largim e sipër një nga personat me të cilët shoqërohej Kambo qëlloi me armë zjarri duke lënë të palgosur Gentian Rrahamanin 34 vjeç nga Kukësi, banues në Unazën e Re. Pas ndihmës së marrë në spitalin e traumës ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën.

Tv Klan

https://www.youtube.com//embed/nGRmz-EIWfo

///Plagosje me armë në Unazën e Re 16 Nëntor 2017

Një 30 – vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri në rrugën “Mikel Maruli”, pranë Unazës së Re në kryeqytet, pas një konflikti që ndodhi në ambientet e një studioje tatuazhesh.

I plagosuri është Gentian Rrahmani. Ai mori një plagë në trup dhe u dërgua në Spitalin e Traumës, ku iu nënshtrua një operacioni.

Burimet policore thanë se aktualisht i plagosuri është jashtë rrezikut.

Dyshimet e policisë për ngjarjen janë drejtuar mbi konflikte të mundshme që i plagosuri ka pasur në këtë zonë.

Kjo pasi sipas policisë, Rrahamani njihet si person problematik. Së paku një herë ai është arrestuar për rrahje të një personi pak muaj më parë ndërsa është liruar më vonë.

Policia ka ushtruar kontrolle në banesat e disa personave të dyshuar, por ende nuk ka persona të ndaluar.






Të ngjashme