Sherri mes adoleshenteve, pasojat … nuk mund të ketë më fëmijë
Një nxënëse është rrahur aq keq sa në të ardhmen mund të mos ketë më fëmijë. Në këtë konkluzion kanë dalë mjekët, pasi pacientja e tyre është rrahur nga disa adoleshentë. Vajza është “joshur” nga një djalë, për të cilin thuhej se kishte pëlqim. Ai e ka thirrur për të bërë një ecje, në një zonë të pabanuar dhe më pas është rrahur në mënyrë barbare nga moshataret e saja të moshës 13 deri në 14 vjeç.
Sherri është filmuar nga vetë të rinjtë. Adoleshentet e kanë goditur disa herë në kokë, e kanë shtrirë në tokë dhe më pas e kanë gjuajtur me shkelma në bark dhe fytyrë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Mineralnye Vody në rajonin veriperëndimor të Rusisë
Një zëdhënës i policisë tha se i ka marrë në pyetje të gjithë të rinjtë për të mësuar shkaqet e ngjarjes.
/tvklan.al