Sherri mes dy familjeve kthehet në tragjedi
Ditëlindja e parë e një fëmijë u shndërrua në një tragjedi të vërtetë në Taft të Teksasit. 4 persona mbetën të vrarë, ndërsa një i katërt u plagos, pas një sherri mes dy familjeve.
Ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën në mbrëmje. 4 viktimat, një 62-vjeçar dhe 3 nipërit e tij, u gjetën të vrarë në bahçen e shtëpisë.
Dëshmitarë i thanë policisë se të shtënat me armë nisën
“për diçka shumë të vogël që u përshkallëzua shumë shpejt në një përplasje me armë”.
Fatmirësisht, pjesa më e madhe e fëmijëve që ishin në festë, në momentin e ngjarjes ndodheshin brenda në shtëpi.
Autoritetet mësohet se kanë mundur të arrestojnë një prej autorëve të dyshuar, ndërsa një tjetër vijon të jetë në kërkim.
/tvklan.al