Sherri mes dy familjeve, vdes elektricisti pas goditjes me levë në kokë
Konflikti për motive të dobëta mes dy familjeve ka përfunduar me një të vdekur. Viktimë ka mbetur 60-vjeçari Hajri Gullçi, i cili është goditur me levë në kokë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjorm të qytetit bregdetar.
Mëngjesin e së premtes, rreth orës 09:00, 60-vjeçari, me profesion elektricist bashkë me djalin e tij, 28-vjeçarin T. Gullçi janë përleshur me 50-vjeçarin Dhimitër Hoxha dhe djalin e tij, 20-vjeçarin Kristaq Hoxha.
Sipas policisë sherri mes tyre ka nisur për motive të dobëta në qendër të fshatit dhe nuk kishte lidhje me profesionin e viktimës.
Dy të moshuarit fillimisht janë shtruar në spitalin rajonal të Vlorës, ndërsa 60-vjeçari Hajri Gullçi ishte në gjendje të rëndë për jetën. Pas 4 orësh në spital elektricist i moshuar ka ndërruar jetë. /
tvklan.al