Sherr mes fqinjëve, vritet 60-vjeçari


Sherr mes fqinjëve, vritet 60-vjeçari

11:04 29/04/2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës. Një 60-vjeçar me iniciale B.M ka humbur jetën pas një sherri.

Sipas asaj që mësohet nga uniformat blu të qytetit bregdetar, ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti në lagjen “11 Janari”.

Viktima është konfliktuar me fqinjin e tij për motive pronësie. Pas sherrit ai mbeti i lënduar rëndë. Edhe pse u dërgua në spital nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.

Autori i kësaj ngjarje është identifikuar nga policia, të cilët shprehen se po punojnë për kapjen dhe arrestimin e tij.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Rreth orës 10:04, pranë një karburanti në lagjen “11 Janari” Vlorë, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie midis 2 shtetasve (fqinjë) ka mbetur i dëmtuar rëndë shtetasi B.M., 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe arrestimin e tij.

/tvklan.al






Të ngjashme