Sherri mes pacientëve në spitalin privat shkon në dy numri i viktimave
Ka shkuar në dy numri i të vdekurve, pas një zjarri që përfshiu spitalin “Amerikan”, në kryeqytet. Një sherr mes dy pacientëve në spitalin privat, i ka marrë jetën dy grave, që ishin të shtruara në pavionin e Hemo-Dializës.
https://www.youtube.com//embed/tzSNpfWhRR8 Fillimisht policia ka identifikuar se nga asfiksia ka ndërruar jetë 55-vjeçarja, Sanie Sulaj. Ndërkohë mësohet se viktimë ka mbetur Hani Mali, 55 vjeçe, banuese në Laç. Trupi i saj është gjetur poshtë krevatit. Rreth orës 11:00, të ditës së sotme pacienti Lefter C., 57 vjeç ka shkuar në dhomën e shtetasit D.Saraçi, 47 vjeç. Ai ka nxjerrë nga ka qesja një bidon me benzinë dhe ka spërkatur 47-vjeçarin, për t'i vënë më pas flakën. Fillimisht me ndërhyrjen e infermierëve është bërë e mundur shuarja e flakëve, të cilat kishin përfshirë të dy pacientët. Pavarësisht kësaj, flakët janë përhapur në gjithë pavionin e Hemo-Dializës, të spitalit "Amerikan". U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të vënë nën kontroll flakët dhe për të nxjerrë jashtë pacientët e tjerë. Sipas policisë 47-vjeçari Saraçi tani ndodhet i shtruar në sallën e reaminacionit pranë Spitalit Ushtarak, ndërsa autori i dyshuar ndodhet në spitalin “American 2”. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al
https://www.youtube.com//embed/hirKfRcUs10 Në vendngjarje shkuan menjëherë zjarrfikësit, të cilët i vunë nën kontroll flakët dhe nxorrën pacientët e tjerë nga godina. I pranishëm është edhe një grup hetimor, i cila nisi hetimet mbi shkaqet e zjarrit dhe arsyet e vetëdjegies së pacientit./tvklan.al
Lajmi në përditësim...