Sherri mes peshkatarëve, i riu në gjendje të rëndë
Një konflikt i nisur për motive banale ka përfunduar me një të plagosur, në gjendje të rëndë. Dy peshkatarë në Vlorë janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Sherri ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 16:00, pranë molit të anijeve. Erlind Lato, ka goditur me mjete të forta 30-vjeçarin E.K.
29-vjeçari Lato është arrestuar nga policia e qytetit bregdetar.
I plagosuri është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, pasi ka marrë dëmtime të rënda në pjesën e kokës. /tvklan.al