Sherri mes policit dhe dy vëllezërve, gjykata i lë në burg Blerti dhe Daniel Kolën, pezullohet polici
Gjykata e Lezhës vendosi masën e sigurisë arrest me burg për dy vëllezërit Blerti dhe Daniel Kola, të cilët fundjavën e kaluar sulmuan një efektiv të policisë rrugore, në Shëngjin.
Për vëllain më të madh Danielin, masa u dha në mungesë pasi ai është shpallur në kërkim. Ndërkohë togat e zeza vendosën të pezullojnë nga detyra punonjësin e policisë , pasi gjatë konfliktit edhe ai ka goditur dy vëllezërit Kola. Përplasja fizike mes policit dhe dy të rinjve nisi pas një tentative për parakalim të Blerti dhe Daniel Kolës në një aks rrugor, me sens njekalimsh vajtje-ardhje.
Efektivi ka parë veprimin e shoferit dhe ka bërë shenjë për t’u ndalur. Por kjo gjë nuk ka ndodhur gjë që ka sjellë dhe tensionimin e situatë. Dy vellezëri Kola kapen fizikisht me policin. Ky i fundit thërret për ndihmë forcat e rendit dhe në një moment godet njërin prej dy vëllezërve duke e rrëzuar përtokë.
Tv Klan