Sherr për motive të dobëta, plagosen dy persona


Sherr për motive të dobëta, plagosen dy persona

16:16 10/06/2016

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri për motive të dobëta. Policia e Kavajës ka vënë në pranga Shpëtim Agalliun.

Sipas policisë, ky person është konfliktuar për motive të dobëta dhe ka goditur me mjete prerëse shtetasit, S. D. dhe A. T. të cilët ndodhen në spitalin rajonal Durrës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë  pranë Gjykatës Kavajë, për veprat penale, “Plagosje e rëndë” dhe “Plagasoje e lehtë”./tvklan.al






Të ngjashme