Sherri për të vëllain, e kanos dhe i shkatërron makinën
Një konflikt i mëparshëm ka çuar në pranga një 42-vjeçar. Sipas policisë është arrestuar Gëzim Xhameta, 42 -vjeç, banues Kavajë. Ky i fundit në shenjë hakmarrje ka kanosur 33 –vjeçarin me iniciale I.T, si dhe ka goditur me mjete të forta makinën tip “Volkswagen”, në pronësi të këtij të fundit. Kjo ngjarje ka ndodhur për shkak të një konflikti të mëparshëm që Gëzim Xhameta ka patur me vëllain e 33-vjeçarit.
Ndërkohë materialet procedurale i kanë kaluar Gjykatës së Shkallës së Parë, për veprat penale “shkatërrimi i pronës” dhe “kanosjes”./tvklan.al