Sheshi Skënderbej çelet të shtunën


Sheshi Skënderbej çelet të shtunën

15:15 08/06/2017 https://youtu.be/HIyksfSExsg

8 muaj pas nisjes së punimeve, Sheshi Skënderbej është gati t’u kthehet kryeqytetasve në një formë të re.

Gurët dhe bimësia e marrë nga të gjitha krahinat  kanë zënë vendin e tyre në shesh, i cili tashmë është pedonal.

Në një  intervistë për Televizionin Klan, Kryebashkiaku Veliaj tregon se punimet e fazës së parë kanë përfunduar dhe gjithçka po testohet.

Hapësira pedonale gjendet në zemër të sheshit, i cili rrethohet nga zona të gjelbëruara , të cilat kanë jo vetëm shkurre, bimë e pemë dekorative por edhe drurë frutorë. Veliaj u përgjigjet edhe kritikave për mungesën e gjelbërimit në qendër të tij.

Ende pa u hapur, vizitorët nuk mungojnë, por vlerësimi i parë do të jepet të shtunën. Një koncert me muzikë folk, në mbrëmje do çelë sheshin për kryeqytetasit.

E megjithatë kjo është vetëm faza e parë e projektit. Tashmë punimet do të shtrihen pas shtatores së Skënderbeut për të krijuar lëndinën, si dhe në pjesën pas pallatit të kulturës, për të krijuar parqet e gjelbëruara./ TV KLAN






Të ngjashme