Sheshi “Skënderbej” do të ndryshojë (08 Shtator 1998)
Në Tiranë Sheshi “Skënderbej” do të ndërrojë pamje. Këshilli Bashkisë Tiranë, me një vendim të veçantë ka vendosur për masat që do të merren për rikonstrukturimin e qendrës së qytetit. Sheshi “Skënderbej” i ndërtuar që në kohën e Ahmet Zogut ka kohë që nuk pëson asnjë ndryshim. Në vendin ku ka qënë busti i diktatorit Enver Hoxha mendohet të ndërtohen disa ndërtesa shumëkatëshe dhe qëndra biznesi. Gjithashtu pritet që së shpejti të fillojë funksionimi i unazës së vogel e cila do të eliminojë trafikun në qendër të qytetit.
Pamje qendra e Tiranës, pamje nga sheshi “Skënderbej” trafik makinash./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj