Sheshi “Skënderbej” ende nën atmosferën festieve të Vitit të Ri – (2 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Mbrëmja ka rënë mbi kryeqytet dhe Tirana po kalon orët e fundit të festës, për t’iu rikthyer nesër vendeve të punës. Në 48 orët e para të vitit 2001, sheshi “Skënderbej”, ka mbetur pronë e qytetarëve që kanë dëshirë të argëtohen në lojërat zbavitëse. Dekori festiv, ka joshur në këto ditë mjera qytetarë që kanë shfrytëzuar në maksimum armëpushimin e vendosur nga politika për ta lënë të lirë sheshin.
Ndërrimi i viteve e ka kthyer sheshin “Skënderbej”, në një oaz paqeje. Në orët e mbrëmjes qarkullimi i makinave është shtuar përreth sheshit dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Jeta ka rifilluar me zhurmën e zakonshme, ndërkohë që kalendari shënon nesër ditën e parë të punës./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame