Sheshi “Skënderbej” gati për mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike (29 Shtator 2000)
Menjëherë pas përfundimit te mitingut të Partisë Socialiste ka filluar puna për të përgatitur sheshin “Skënderbej” për mitingun e Partisë Demokratike. Sapo drejtuesit socialistë dhe qytetarët pjesëmarrës në miting kanë lënë sheshin “Skënderbej”, stafet elektorale të kandidatëve Rama dhe Mustafaj, kanë filluar bashkarisht punën për të ndryshuar ngjyrën dhe simbolet e sheshit.
Të parët kanë qenë socialistët që kanë marrë pankartat e rëndësishme për t’i ngarkuar në makina dhe për t’i hequr nga sheshi ku të rinjtë demokratë kanë filluar punën duke grisur posterat e Ramës për të vendosur ato të rivalit Mustafaj.
Me shpejtësi janë hequr dhe vargjet me flamuj të kuq për të vendosur ato blu. Diferenca vetëm prej 6 orësh mes dy mitingjeve të përmbylljes së fushatës elektorale, ka bërë që stafet të punojnë me shpejtësi për të ndryshuar ngjyrat e sheshit “Skënderbej”./tvklan.al