Shëtitorja Dëshmorët e Kombit (5 Maj 2000)


Shëtitorja Dëshmorët e Kombit (5 Maj 2000)

14:34 05/05/2000

Kjo shëtitore është simbol i kryeqytetit shqiptar. Historia e Tiranës moderne si seli e shtetit të shqiptarëve, ka nisur me këto ndërtesa dhe këto rrugë. Për vite me rradhë jemi mësuar të shohim kalldrëmin me pllaka bitumi i cili kur prishej nga parakalimet e zinxhirëve të tankeve riparohej me kujdes nga specialistët. I parë nga lart, i gjithë ky projekt ka formën e shpatës së fashizmit. Por as komunizmi nuk vuri dorë mbi të duke e ruajtur si monument i kulturës kombëtare.

Por përreth një viti, bulevardit i kanë hequr të drejtën e të qënurit muze dhe po e kthejnë në një rrugë të zakonshme si çdo rrugë fshati apo qyteti. Në vend të kalldrëmit me pllaka tani hidhet zift. Frytet e kësaj kryevepre kanë filluar të shihen tani ku pullat e ziftit qëndrojnë mes pllakave si arnat mbi të pasmet e pantallonave./tvklan.al






Të ngjashme