Shëtitorja e Beratit mbulohet nga mbeturinat (21 maj 2001)


Shëtitorja e Beratit mbulohet nga mbeturinat (21 maj 2001)

12:04 21/05/2001

Bregu i lumit Osum përbën dhe shëtitoren e Beratit. Aty përveç këmbësorëve, kalojnë dhe autobusa dhe makina të shumta të tonazheve të rënda. Kjo amulli në qarkullim, uzurpon shëtitoren e vetme të këmbësorëve dhe dëmton vazhdimisht rrugën. Një pjesë e mirë e saj ka pësuar dëmtime të dukshme. I vetmi aksion i disa kohëve më parë është ai i bashkisë për të hequr mbetjet urbane në bregun e lumit.

Veprimi u prit nga banorët të cilët hodhën dhe ide për shfrytëzimin e mjediseve. Një kënd lojërash, një treg apo dhe vendqëndrimi i autobusëve që gjenden në parkim. Të gjitha këto mbeten në mendjen e beratasve pasi papritur sheshi u rrethua me tel. Hedhurinat nisën sërish të lulëzojnë e kështu, shteti pushtetin e tij thuajse nuk e shfrytëzoi, por dhe asnjë burrë nuk i ka dalë për zot deri më sot t’a ndryshojë këtë pamje./tvklan.al






Të ngjashme