Shëtitorja e Durrësit rrezikon të prishet – (10 janar 2001)


Shëtitorja e Durrësit rrezikon të prishet – (10 janar 2001)

15:16 10/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Shëtitore ka, por dhe nuk ka në Durrës. Qyteti bregdetar, dikur shumë i famshëm për xhiron e tij buzë detit Adriatik, tashmë rrezikon të mos e ketë më atë. Pjesën më të madhe të kësaj shëtitoreje, kanë vite që e kanë zënë kioskat dhe ndërtimet provizore. Ato pak metra katror që mbeten, po tenton t’i marrë deti.

Shëtitorja e gjendur vazhdimisht nën kërcënimin e forcës gërryese të ujërave është shtruar disa herë. Në bashki shprehin dyshime mbi shumën dhe cilësinë e punimeve që janë bërë më parë. Nga ana tjetër ky institucion akoma nuk e ka bërë të qartë, nëse do të ndërhyjë apo jo, sepse kjo sipërfaqe akoma nuk është shpallur zonë e saj, por edhe nëse do të ishte bashkia nuk ka fonde për të ndërhyrë./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora






Të ngjashme