10:59 04/02/2014Dy persona të maskuar kanë terrorizuar një familje në lagjen 18 Tetori në Lushnje.Në orët e vonë të mbrëmjes së kaluar persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e familjes Leka dhe kanë kërcenuar të zonjën e shtëpisë se nëse nuk u jepte paratë do t`i vrisnin djalin 11 vjeçar.Fëmja i terrorizuar thotë për Klan se është përpjekur të fshihet pasi ka parë gjithë skenën e ngjarjes.Dy hajdutët e maskuar kanë përmbysur gjithë shtëpinë dhe kanë dhunuar me sende të forta dy pleqtë e famijes Leka duke u shkaktuar plagë të shumta.Ata janë dërguar menjëhërë në spital ku u është dhënë ndihma mjekësore. Korespondentja e Televizionit Klan në Lushnje, Anila Sefa thotë se policia ka shoqëruar deri tani në komisariat 40 persona. Redaksia/tvklan.al/E.Gj