Shfaqen numra telefoni real në serialin Squit Game, Netflix do përpiqet të zgjidhë problemin
Seriali Squid Game i cili është transmetuar në Netflix ka thyer rekordet përsa i përket shikueshmërisë. Por mesa duket, pas transmetimit të tij kanë filluar dhe problemet.
Një biznesmene në Seongju, në jug-lindje të Koresë së Jugut, tha për mediat lokale se kishte marrë mijëra mesazhe dhe telefonata në telefonin e saj ku e ka bërë jetën e saj të pamundur.
“Ky është një numër që e kam përdorur për më shumë se dhjetë vjet, kështu që jam befasuar shumë. Ka më shumë se 4,000 numra që më është dashur të fshij nga telefoni im,” tha ajo për Money Today.
“Në fillim nuk e dija pse, por shoku im më tha që numri im ka dalë në Squid Game”.
Gruaja ka treguar se e ka të pamundur që të ndryshojë numrin për shkak të të kontakteve me klientët dhe ajo kishte refuzuar kompensimin prej pesë milionë Wonon (4,178 dollarë, 3,073 £).
Netflix nuk ka komentuar këtë refuzim për kompensim, por u ka bërë thirrje shikuesve që të përmbahen dhe mos bëjnë thirrje nga numrat që shohin në seria,
“Së bashku me kompaninë e prodhimit, ne po punojmë për të zgjidhur këtë çështje, përfshirë redaktimin e skenave me shfaqjen e numrave të telefonëve aty ku është e nevojshme,” tha Netflix të mërkurën.
Seriali u transmetua për herë të parë më 17 Shtator dhe Netflix thotë se arriti vendin e parë në 90 vende në vetëm 10 ditë.
Numrat e telefonit konsiderohen si burime të kufizuara kombëtare dhe shitjet ose blerjet e tyre janë të paligjshme sipas ligjit të biznesit të telekomunikacionit në vend.
Këshilli Korean i Filmit i Ministrisë së Kulturës u ofron kineastëve numra të ekranit që nuk përdoren në jetën reale, por shfaqjet televizive të transmetuara në shërbimet më të larta (OTT) si Netflix nuk kanë qasje në atë shërbim.
Netflix ka thënë më herët se ata qëllimisht treguan vetëm tetë shifrat e fundit të numrit të telefonit celular dhe nuk ishin në dijeni se, kur të telefonoheshin, parashtesa do të shtohej automatikisht për të plotësuar numrin. /tvklan.al