Shfryhet ‘flluska’ e depozitave


Shfryhet ‘flluska’ e depozitave

15:12 19/05/2017 https://youtu.be/-BIKlEBt4tk

Depozitat kanë njohur trend rënës për herë të parë në 2 vite. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ‘flluska’ e kursimeve në valutë është shfryrë me 50 milionë euro që prej Janarit të këtij viti, ndërsa depozitat në lekë kanë rënë me 63 milion euro ose 8.5 miliard lekë.

Arsyet kryesore janë tërheqja e valutave nga kompanitë e huaja dhe trasferimi i kursimeve jashtë, ndërsa dukuria e dytë është ajo e tërheqjes së kursimeve nga individët për shkak të normave të ulta të interesit.

Bankat në këtë periudhë kanë rritur financimin ndaj Qeverisë përmes blerjes së letrave me vlerë, por po ashtu edhe kreditimi ka treguar vlera pozitive. Sërish normat e interesit mbeten të ulta për depozitat dhe të larta për kredinë. Diferenca mesatare e tyre është 6.1%, afërsisht tre herë më e lartë se fitimi që individët marrin nga kursimet.

/Tv Klan






Të ngjashme