Shfrytëzimi i fëmijëve, Klosi: Kemi hequr 350 fëmijë nga rruga
Fenomeni i shfrytëzimit të fëmijëve nga prindërit nëpërmjet lypjes apo dërgimit në punë në moshe të vogël, është prezent në Shqipëri.
Gjatë konferencës kombëtare për mbrojtjen e fëmijëve , ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi u shpreh se vetëm gjatë një viti janë identifikuar 350 fëmijë qw shfrytëzohen nga te rriturit.
Inspektorati Shtetëror i Punës ka identifikuar 190 fëmijë të moshës 15-17 vjeç , të punësuar në ndërmarrje prodhuese, tegeti dhe call center.
121 prej të cilëve ishin me arsim 9-vjeçar. 20 prej fëmijëve në punë nuk kishin kryer as ekzaminimet e duhura mjekësore./ TV KLAN