Shfrytëzimi pa kriter i pyjeve të Librazhdit (9 Korrik 2000)
Bashkë me zjarret këtë verë dhe sëpata po bën kërdinë në pyjet tona. në rrethin e Librazhdit po priten në mënyrë të paligjshme pyjet e Bizës, Serblevës, Stravaj dhe Ballgjinit. Mësohet se firmat që kanë marrë licensat për shfrytëzim nuk sharrojnë në parcelat që u janë caktuar, por shkojnë në zonën e shpallur nga shteti si zonë e mbrojtur.
Nga dy milion lekë gjoba të vëna për keqbërësin as 1/10 e parave nuk është paguar. Ndërsa pjesa e caktuar nga shteti si zonë turistike, dalëngadalë po kthehet në shkretëtirë./tvklan.al