Shfrytëzonin të miturën për prostitucion, arrestohen 2 persona
Një 31-vjeçar dhe një 27-vjeçare janë vënë në pranga pasi shfrytëzonin për prostitucion një 17-vjeçare.
Policia finalizoi operacionin policor të koduar “Salvation”, ku këta dy persona u arrestuan në flagrancë.
Sipas hetimeve në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet dhunës dhe kërcënimeve për jetën dhe familjen ata shfrytëzonin për prostitucion 17-vjeçaren.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur./tvklan.al