Shfrytëzonte të miturën rumune për prostitucion, arrestohet shqiptari
Policia italiane e Casernos ka arrestuar shqiptarin Asim Koleci, pasi ai ka shfrytëzuar dhe detyruar një të mitur rumune për prostitucion.
Mësohet se 29-vjeçari ka fituar rreth 20 mijë euro duke kryer aktivitetin e paligjshëm. Ai ka përfunduar në burg me urdhër të Gjykatës së Napolit. Asim Koleci, ishte shpallur në kërkim që në maj të vitit 2015.
Në momentin e ndalimit, Asim Koleci ka treguar një identitet të rremë rumun. Shqiptari është akuzuar gjithashtu se ka detyruar me dy bashkëpunëtorë të tjerë, një tjetër grua të prostituojë në komunat e Capodrise dhe Marcianise të Italisë.
Policia bën të ditur se të ardhurat e tij nga korriku i vitit 2009 deri në tetor të vitit 2011, kanë kapur vlerën prej 100 mijë euro. Asim Kaleci ka qenë i akuzuar gjithashtu për grabitje në Villa në vitin 2012. /
tvklan.al