Shi, dëborë dhe temperatura të ulëta… si do të jetë moti në fundjavë
Gjatë orëve në vijim territori shqiptar do të mbetet kryesisht me vranësira dhe shira të dobët në zonat veriore. Sipas Meteoalb, reshje shiu do të ketë në zonat e izoluara lindore dhe pjesërisht në qendër të vendit. Ndërsa fundjava paraqitet me shira mesatare në ekstremet veri – jug.
Për shkak të uljes së temperaturave, në zonat veriore do të shfaqen reshje të pakta bore. Deri në mbrëmjen e së dielës i gjithë territori do të jetë i mbuluar nga reshjet e shiut dhe të borës.
Sa i përket temperaturave, e diela sjell rënie të ndjeshme gjatë mëngjesit në zonat malore ndërkohë që edhe mesdita vijon me rënie të temperaturave duke bërë që maksimumi të zbresë me 4 – 5°C.
/tvklan.al