Shifra të larta vdekjesh ditore nëpër botë


Shifra të larta vdekjesh ditore nëpër botë

19:43 03/02/2021

Franca ruan vendin e parë në Europë për infektimet

Vdekjet ditore nga koronavirusi në shkallë globale pësuan një tjetër rritje këtë 24 orësh, pas shifrave të ulëta të ditëve të fundit.

I gjithë globi shënoi mbi 14 700 vdekje ditore. Nivelin më të lartë e shënuan Shtetet e Bashkuara me mbi 3 400 raste, ku numri i viktimave ditët e fundit ka qenë pak më shumë se gjysma e kësaj shifre. Nivel të lartë vdekjesh ditore regjistroi këtë 24 orësh edhe Britania e Madhe ku një ditë më parë u regjistrua kuota më e ulët e 1 muaji.

Franca shfaqi shifra të larta prej 726 vdekjesh ditore, çka tregon tendencë rritjeje të shifrave ditore në përpjesëtim të drejtë me numrin e infektimeve të reja. Ashtu si ditët e kaluara, ky vend u rendit i pari në kontinent me mbi 23 mijë infektime ditore.

Autoritetet thonë se shifrat e infektimeve pritet të vazhdojnë të rriten për shkak të festave të fundvitit. Shpresëdhënës është fakti që kurba deri tani nuk ka pësuar luhatje të theksuara.

Tv Klan






Të ngjashme