“Shihemi në gjyq” në kërkim të së vërtetës


“Shihemi në gjyq” në kërkim të së vërtetës

16:36 24/01/2014 eni cobaniMori angazhim publik në rubrikën shihemi ne gjyq të së dielës shqiptare në televizionin klan, për të zbardhur plotësisht çështjen në ngarkim të Petrit Gjetës, i cili vuajti për 1 vit e gjysëm dënimin në paraburgim për akuzën e vrasjes në bashkëpunim.

Avokatja Eni Çobani pasi dëgjoi Petritin dhe dajën e tij  në seancën e ndërmjetësimit të dielën e kaluar mori përsipër të zbardhë të vërtetën e kësaj ngjarje, duke bërë që kjo çështje të rikthehet për gjykim në gjykatën e rrethit të Pukës.

Bëhet fjalë për një vrasje të kryer në gusht të vitit 2011, për të cilën u shpallën fajtor Petrit dhe vëllai i tij, i cili ndodhet ende në qelitë e paraburgimit. Por daja i dy vëllëzervë pretendon se Petriti është dënuar pa të drejtë nga gjykata pasi ai nuk ka qenë i pranishëm në ngjarje. Avokatja Eni Çobani ka shprehur bindjen se sistemi i drejtësisë do të rizbardhë të vërtetën dhe do të japë drejtësinë e munguar.

Eni Çobani bën një apel përmes të cilit kërkon të sensibilizojë jo vetëm mediat por edhe shoqërinë.

Avokatja Eni Çobani shprehu angazhimin për ndjekjen deri në fund të këtij rasti.





Të ngjashme