Shijak, plagoset me armë zjarri një biznesmen


Shijak, plagoset me armë zjarri një biznesmen

21:43 31/03/2014 policia2013Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shijak, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarrin një biznesmen.

Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se i plagosuri është 42-vjeçari Ilir Hoxha, pronar i disa bizneseve në Durrës e Shijak dhe banues në fshatin Sallmone.

Hoxha u dërgua menjëherë në spitalin e Durrësit, ndërsa mësohet se ai u qëllua teksa po dilte nga dera e shtëpisë.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e saj, ndërsa dyshohet se shkak i këtij atentati mund të jenë konflikte që lidhen me biznesin e Hoxhës.

Redaksia/e.k





Të ngjashme