Shinzo Abe fiton zgjedhjet në Japoni

A voter casts her ballot in Japan's lower house parliamentary election at a polling station Sunday, Oct. 22, 2017, in Tokyo. Media polls indicate Prime Minister Shinzo Abe's ruling coalition will handily win a general election Sunday, possibly even retaining its two-thirds majority in the more powerful lower house of parliament. (AP Photo/Eugene Hoshiko)

Shinzo Abe fiton zgjedhjet në Japoni

20:40 22/10/2017

Anketat menjëherë pas votimit tregojnë se koalicioni qeverisës i kryeministrit japonez, Shinzo Abe do të sigurojë lehtësisht fitoren në zgjedhjet e sotme të përgjithshme.

Sipas një sondazhi televiziv, koalicioni i udhëhequr nga Partia Liberal-Demokrate e zotit Abe, duket se do ta ruajë “shumicën dërrmuese” me dy të tretat, që kishte në Dhomën e Ulët të Parlamentit para se kryeministri ta shpërndante atë në shtator.

Një fitore në zgjedhjet e parakohshme ka gjasa t’i sigurojë zotit Abe edhe një mandat tjetër trevjeçar, si kreu i koalicionit, duke e bërë atë udhëheqësin japonez që ka shërbyer më gjatë në këtë post.

Anketat tregojnë se votuesit e konsideruan qeverinë e zotit Abe si zgjedhjen më të sigurt ndërsa vendi përballet me shqetësimin bërthamor të Koresë së Veriut./VOA






Të ngjashme