Shirat e vjeshtës mbulojnë vendin
I gjithë vendi është përfshirë me stuhi të forta me reshje shiu dhe erë të fuqishme me shpejtësi deri në 70 km/orë në det.
Nga mbrëmja e së hënës edhe deri të mërkurën çadrat nuk duhet të mungojnë, pasi ditët me diell janë zëvendësuar me reshje të dendura shiu dhe një ulje të lehtë të temperaturave.
Sipas sinoptikanëve, ditën e martë vendi do të jetë i përfshirë nga reshje shiu të cilat do të intensifikohen të mërkurën.
Ndonëse mëngjesi i së martës do të ketë një rritje temperaturash me 2-3 gradë celcius, mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Ndërsa mesditën e mërkurë do të kemi sërish ulje temperaturash me 2-3 gradë.
Tv Klan