Shishqebap patatesh (Video)
Përbërësit:
200 gr galetë
100 gr djath i tymosur
100 gr pancetë
100 gr miell
4 patate
1 lugë vaj ulliri
3 vezë
Acuge
Hudhër
Vaj për skuqje
Spec djegës
Shkopinj për shishqebap
Kripë
Piper
Përgatitja:
Qërojmë fillimisht patatet dhe i vendosim në një tenxhere me ujë që të ziejnë. Në një tigan me pak vaj ulliri, tumzë dhe hudhër skuqim pancetën.
Grijmë të gjitha erëzat bashë me acuget. Shtypim patatet, në to shtojmë erëzat e grira bashkë me acuget, vezë, pak miell dhe pancëtën dhe i bëjmë brum. Vendosim në shkopinjt e shishqebap mozarella, i mbulojmë me brumin e patateve, i kalolmë në miell, vezë dhe galetë dhe i skuqim në tenxhere.
Për t’i shoqëruar përgatisim majonezë. Në një gotë mikseri hedhim një kokërr vezë, limon, kripë, piper dhe ndërkohë që i përziejmë shtojmë pak vaj ulliri dhe borzilok.
/tvklan.al