“Shisni mish derri dhe alkool ose do t’ju mbyllim dyqanin”
Një supermarket ‘Hallall’ në Paris është urdhëruar nga autoritetet lokale që të shesë mish derri dhe alkool, në të kundërt do të përballet me mbylljen e biznesit.
Siç shkruan “The Independent”, supermarketi në fjalë, që gjendet në Colombes, nuk ka respektuar kushtet, sipas të cilave ai duhet të sillej si një “dyqan ushqimor gjeneralist”.
Autoritetet argumentojnë se banorët e zonës nuk marrin shërbimin e duhur, nëse supermarketi nuk shet produkte të mishit të derrit dhe akoolit.
Ky biznes i myslimanëve zëvendësoi një supermarket tjetër të vogël që gjendej në këtë vend vitin e shkuar dhe sipas autoriteteve të Bashkisë së Colombes, banorët janë ankuar se nuk mund të blejnë të gjitha produktet që u nevojiten.
“Duam një shoqëri mikse”,
tha zëdhënësi i Bashkisë.
“Nuk duam një zonë ku ka vetëm myslimanë, apo një zonë ku nuk ka fare myslimanë”,
shpjegoi ai.
Autoritetet mësohet se po marrim veprime ligjore për t’i hequr licensën supermarketit në fjalë. Çështja pritet të shkojë në gjykatë në Tetor./tvklan.al