Shisnin drogë në plazh, pranga dy të rinjve
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, për akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Të arrestuarit janë Renato Istrefi, 18 – vjeç dhe Ardit Danaj, 24 – vjeç, të dy banues në Shkallnur.
Ata u ndaluan në lagjen Nr.13, Plazh, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, 18 – vjeçarit Istrefi iu gjetën disa doza kanabis.
Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 24 – vjeçarit Danaj, policia gjeti dhe sekuestroi bimë kanabis të mbjella në vazo.
Sipas policisë, dy të rinjtë kishin si qëllim shitjen e lëndës narkotike.
Mbi ta tashmë rëndojnë akuzat për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”./tvklan.al