Shitësit dhe punonjësit, pa maska


Shitësit dhe punonjësit, pa maska

18:13 06/10/2020

ISHP: Element kryesor i protokollit, duhet zbatuar

Kjo tabelë paralajmëruese, e cila të ndalon të hysh në dyqan pa maskë, shërben vetëm për të plotësuar një nga pikat e protokollit kundër Covid, pasi vetë shitësi nuk e zbaton. Ky nuk është rasti i vetëm, në shumë prej dyqaneve në kryeqytet gjen punonjës të shërbimit që nuk mbajnë maskë, ose e përdorin si aksesorë.

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, thotë se Inspektorati Shëndetësor nuk duhet ta lejojë këtë situatë.

“Është paradoks, por në fakt Inspektorati Shëndetësor ka peshën e inspektimit kundrejt të gjitha subjekteve që nuk respektojnë një fakt të tillë”. 

Duke qenë që maska është detyrim për t’u mbajtur në mjedise të mbyllura, atë e gjejmë në shitje thuajse kudo. Edhe kjo kancelari disponon maska, por vetë shitësi nuk e përdor një të tillë…

“Është një ndër elementët më kryesorë të protokollit për t’u zbatuar me përpikëmëri nga të gjitha subjektet, administratorët, por edhe punonjësit e shërbimit”.

I kontaktuar nga Televizioni Klan në lidhje me këtë situatë Inspektorati Shëndetësore, shprehet se po vijon me inspektime dhe po ndëshkon këdo që nuk zbaton rregullat e përcaktuar në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Sipas Inspektoratit që prej nisjes së pandemisë ka vendosur 733 masa administrative bizneseve.

Tv Klan






Të ngjashme