Shitet “Birra Tirana”, fituese e tenderit kompania italiane Peroni – (28 Gusht 2000)


Shitet “Birra Tirana”, fituese e tenderit kompania italiane Peroni – (28 Gusht 2000)

15:49 28/08/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Gjashtë herë më shumë nga parashikimi arrin të shitet e vetmja fabrikë birre në Shqipëri. Një tjetër hap ky i Ministrisë së Ekonomisë dhe Privatizimit, duke tejkaluar disafish vlerën e paketës. Birra Tirana, arrin të privatizohet me një nga firmat më të njohura të birrës italiani Peroni. Fabrika e “Birrës Tirana” është shoqëria e tretë që privatizohet, duke treguar interesimin e firmave të huaja në Shqipëri.

Kompania italiane e birrës Peroni, ka paraqitur ofertën më të lartë për privatizimin e paketës shtetërore të aksioneve të Birrës Tirana. Në tenderin e hapur ndërkombëtar për shitjen e 94% të aksioneve, kanë marrë pjesë katër subjekte. Peroni, Hainiken Greece, Breuri Martes Belgium në bashkëpunim me Stela dhe Dorina Albania dhe 11 shoqëri shqiptare të prodhimit të birrës.

Sipas burimeve të Agjencisë Kombëtare të Privatizimit, firma italiane Peroni ka ofruar 6.5 milion dollarë, tre herë më shumë se firmat e tjera, ndërsa 11 kompani shqiptare kanë sjellë ofertën 2.8 milion dollarë. Kriteret e vlerësimit të ofertave do të jenë 30 pikë për çmimin e ofruar, 30 pikë për investimin që do të kryhet, 15 pikë për plan-biznesin dhe 10 pikë për treguesin e punësimit./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme