Shiu i lë vendin dëborës


Shiu i lë vendin dëborës

15:07 13/11/2016

Pas reshjeve të dendura të shiut, veriu i vendit ka përjetuar edhe dëborën e parë.

Reshjet e borës që një ditë më parë kishin prekur vetëm kreshtat e maleve, gjatë natës së mbrëmshme kishin zbritur deri në afërsi të qytetit, në lartësinë 700 metra mbi nivelin e detit.

Trashësia në disa fshatra të Dibrës arrin në 10 cm, por pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

Sa i takon përmbytjeve, një pjesë e fshatrave vijojnë të kenë ende probleme me rrugët për shkak të dëmtimit nga gërryerjet e përrenjve. Vazhdon të jetë e dëmtuar vepra e marrjes dhe rreth 200 metra linjë tubacioni  i ujësjellësit të Sopanikës që furnizon me ujë 7 fshatra të Dibrës.  

Tv Klan






Të ngjashme