Shiu përmbyt Vlorën, sërish
Reshjet e shiut gjatë natës përmbytën Vlorën. Në lagjet Pavarësia, 1 Maji, rrugët pranë Portit, si dhe pranë bibliotekës u mbuluan nga uji, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.
Probleme ka patur edhe në biznese dhe familje.
Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Vlorë, Dorian Xhelili thotë se është ndërhyrë në ato banesa ku ka pasur prezencë uji.
Kjo është hera e dytë brenda disa ditësh që qyteti bregdetar i Vlorës përmbytet nga rreshjet e shiut.
Tv Klan