Shiu pushton Tiranë (04 Gusht 1998)
Vapa e tmerrshme e këtyre ditëve u kthye befas pasditen e sotme në një shi që nuk zgjati më shumë se dy orë. Qielli u nxi papritur dhe më pas bubullimat u pasuan nga një shi i fortë dhe i rrëmbyer. Freskia filloi të ndihej mbi asfaltet e nxehta. Trotuaret u braktisën por gjithsesi njerëzit preferonin të ecnin duke u lagur nëpër rrugë. Edhe pse jemi akoma në prag vere, natyra e dha shenjën se vera po largohet e bashkë me të dhe vera përvëluese./tvklan.al