Shkaktoi vdekjen e 4 të rinjve, 18 vite burg për shqiptarin


Shkaktoi vdekjen e 4 të rinjve, 18 vite burg për shqiptarin

11:08 04/11/2016

Me plot 18 vite burg është dënuar shqiptari Ilir Beti nga Gjykata e Apelit në Torino. Ai është shpallur fajtor për aksidentin, që ndodhi në vitin 2011, ku mbetën të vdekur 4 të rinj francez dhe u plagos një tjetër.

Ai është dënuar si i akuzuar për vrasje. Julien Raymond, Vincent Lorin, nga 27 vjeç, Audrey Reynard, 24 vjeç dhe Elsa Desliens, 22 vjeç po udhëtonin për në Slloveni, kur Beti i përplasi për vdekje.

Në atë kohë, shqiptari po drejtonte një makinë tip “Audi Q7” dhe ishte në drejtim të kundërt. /tvklan.al






Të ngjashme