Shkaku që çoi në vdekjen e George Michael
Detajet për vdekjen e George Michael janë serish në qendër të vëmendjes se mediave ndërkombëtare. Britanikja
The Telegraph
citon burime të saj, sipas të cilave George Michael kishte probleme me heroinën, ç’ka duket se është kjo edhe arsyeja që ka shkaktuar atakun kardiak tek 53 vjeçari.
Sipas burimit the
The Telegraph
, Michael kishte qenë disa herë në shërbimet e urgjencës për shkak të përdorimit të heroinës. Ndërsa
The Sun
ka publikuar fotot e fundit te yllit tË popit, të shkrepura në shtator të këtij viti.
Këngëtari shfaqet në një restorant pranë shtëpisë se tij. Në foto ai duket mbipeshë dhe i lodhur, shkruan
The Sun
.
Ylli i popit vdiq i vetëm në shtëpinë e tij në Oxfordshire. George Michael është përfolur për një jetë të trazuar dhe vitet e fundit ai nuk është shfaqur në skenë. Ai konsiderohet një nga këngëtaret më të mëdhenj britanikë të të gjitha kohërave, duke vendosur rekord për shitjen e më shumë se 80 milionë albumeve ane mbanë botës.
Tv Klan