Shkarkimi i Petro Koçit (17 Maj 1999)


Shkarkimi i Petro Koçit (17 Maj 1999)

10:52 17/05/1999

Zëvëndësimi i Ministrit Petro Koçi me Kryetarin e Socialistëve të Tiranës, Poçi, është bërë pothuajse fakt i kryer. Vetë Koçi i ka kërkuar Presidentit Mejdani të firmosë sa më shpejt dekretin e paraqitur nga kryeministri Majko për shkarkimin e tij. Burime pranë Presidentit kanë deklaruar se Mejdani nuk ka ndërmend të nxitohet por as të kundërshtojë dekretin e shkarkimit të Koçit.

Brenda afatit një javor që parashikon Kushtetuta e re Presidenti Mejdani do ta firmosë dekretin nëse ky problem ka të bëje me pranimim e kandidaturës që do të zërë përfundimisht vendin e Ministrit Koçi. Megjithatë largimi i ministrit Koçi nga posti i ministrit të Rendit, nesër në mbledhjen e Grupit Parlamentar Socialist pritet të ketë debate të ashpra./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme