Shkarkohen 10 policë të burgut të Shënkollit
10 policë të burgut të Shënkollit dhe një punonjës i administratës janë shkarkuar me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Miklovan Kopani. Gjithashtu, 17 efektivë të tjerë kanë marrë vërejtje me paralajmërim për shkarkim.
Drejtori i Burgut të Shënkollit, Gjergj Prendi ka marrë një vërejtje me shkrim ndërsa shefi i policisë në këtë burg, Ferdinand Preçi është transferuar. Këto masa admnistrative, në total 32, janë marrë pas zjarrit të dy ditëve më parë ku humb jetën i burgosuri Flamur Sulaj.
Më herët Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani reagoi duke thënë se është përgjegjësi e administratës së burgut për të ruajtur jetën persona që vuajnë dënime.
Një telefonatë e kryer vetëm pak minuta para zjarrit në burgun e Shënkollit nga viktima Flamur Sulaj pritet të hedhë dritë mbi motivin e kësaj ngjarje. Grupi hetimor po punon për të zbuluar identitetin e personit me të cilin ai ka komunikuar.
Prokuroria po punon në disa pista për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë. Njëri pistë është ajo e një momenti të rënduar psikologjik të 32 – vjeçarit Sulaj.
Për pasojë, ai fillimisht i ka vënë flakën dyshekut dhe më pas kanë shpërhyer disa bombula të vogla gazi, të cilat të burgosurit i përdorin për të bërë kafe apo gatuar.
Një pistë tjetër, ku është fokusuar puna e hetuesve është dhe tek një zjarr i qëllimshëm për të eleminuar Sulajn. Por nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e marra nuk konfirmohet një pistë e tillë.
Tv Klan