Shkarkohen 6 drejtorë të Hipotekave dhe ALUIZNI-t


Shkarkohen 6 drejtorë të Hipotekave dhe ALUIZNI-t

19:49 14/06/2018

Në një takim me këta të fundit, Kryeministri Edi Rama shkarkoi 4 drejtorë të Hipotekave dhe 2 të ALUIZNI-t për performancë të ulët në punë.

Edhe më herët, kreu i qeverisë ka shkarkuar drejtorë të dikastereve të ndryshme pasi nuk arritën objektivat e vendosur. Kreu i qeverisë i ka kritikuar prej kohësh drejtorët e Hipotekave dhe ALUIZNI-t se nuk  e kanë bërë punën si duhet.

Në një takim me ta në Janar të këtij viti, Rama tha se të gjithë drejtorët e rinj që u zgjodhën me konkurs do të jenë në provë nga qytetarët  dhe çdo rast që nuk merr përgjigjen që parashikon ligji mund të bëhet sipas tij arsye për largimin e tyre nga detyra.

Tv Klan






Të ngjashme