Shkarkohen dy punonjësit e Drejtorisë së Tatimeve
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shkarkoi nga detyra dy punonjësit e saj Jolanda Mehfaja dhe Ledian Kolgjoka, të përfshirë në një rast korruptiv të denoncuar në emisionin “Stop” të transmetuar në Televizionin Klan.
Drejtori dhe Oficerja e Policisë Gjyqësore
në Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Tiranë
përmes aferës korruptive favorizuan një biznes, që i shmangej detyrimeve doganore dhe tatimore në vlerën e 1.4 milion lekëve.
Landa OPGJ:
“
Një deklarim se si me këtë tepricë kreditore si ka operu me NIP-tin, sepse këto subjekte…
Ky ka pak mospërputhje, rreth 1 milion e katërqind lekë të vjetra TVSH, që ka deklaruar më pak se sa i kanë ardhur në doganë”.
Në takimin e dytë të qytetarit me Oficeren e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Tiranë thuhet se për të mbyllur këtë dosje kërkohen rreth 80 mijë lekë.
Qytetari:
“
Afërsisht si shkojnë gjërat?
Landa OPGJ: “
Shhhh nuk bëj shifra këtu…
Dosjen e kam unë… Po ashtu mendoje edhe ti…Hajde për mua je i lirë…”
Qytetari: Të enjten është e sigurtë që mbyllet?
Landa OPGJ: Sa t’i jap shefit unë.
Qytetari: Ke edhe 150 euro dhe 500 mijë lekë aty.
Në takimin e tretë përfshihet edhe Drejtori i Hetimit tatitimor Ledion Kolgjoka, i cili premton ta mbylli këtë dosje pasi ka marrë shumën e parave.
Drejtoria e Tatimeve të Tiranës shprehet se do të hetojë deri ku shkon kjo skemë korruptive.
Tv Klan